Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të tretë një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke e ftuar publikisht në një koalicion për formimin e institucioneve. Në letrën e bërë publike nga media “Nacionale”, Kurti shprehet i qartë dhe i drejtpërdrejtë në kërkesën për bashkëpunim politik me LDK-në. Ai thekson se ndonëse kanë dallime, koalicionet ndërtohen pikërisht mbi bazën e tyre. “Unë nuk kam pasur problem me juve”, i shkruan Kurti – një sinjal për përpjekje për tejkalim të tensioneve të mëparshme. Kurti vlerëson se një bashkëqeverisje mes VV-së dhe LDK-së është e pranueshme e madje e dëshiruar nga elektorati i të dyja partive. Kjo lëvizje vjen në një moment kur vendi ndodhet në një ngërç të thellë institucional, pas dështimit të njëmbëdhjetë tentativave për konstituimin e Kuvendit, dhe mes mungesës së një shumice parlamentare funksionale.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …