Fatmir Limaj: Në 23 vjetorin e Epopesë së Rahovecit i nderuam shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare

Fatmir Limaj: Në 23 vjetorin e Epopesë së Rahovecit i nderuam shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare

Kryetari i Nismës i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij ka bërë homazhe me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së Rahovecit. Ai ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij të rënë 23 vite më parë. “Rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij. “Sot, si çdo vit tjetër, me bashkëpunëtorë nderuam shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që shteti ynë të frymojë lirshëm. Sot, në 23 vjetorin e Epopesë së Rahovecit, nderuam nga afër me pietet e krenari të gjithë dëshmorët e rënë në këto beteja, bashkëluftëtarët e mi, që heroikisht ranë për të mos vdekur kurrë; Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina. Rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …