23 vjet më parë më 19 korrik të vitit 1998 kishte filluar Beteja për Mbrojtjen e Rahavecit

23 vjet më parë më 19 korrik të vitit 1998 kishte filluar Beteja për Mbrojtjen e Rahavecit

Më 19 korrik të vitit 1998 kishte filluar Beteja për Mbrojtjen e  Rahavecit. Atë ditë komandanti, Agim Çelaj, i shoqëruar prej Agush Gjocajt e Sadik Shalës, me 16 shokë të tjerë, rreshton luftëtarët, në Rrasat e Rahavecit nëpër aksin e magjistrales Prishtinë-Rahavec. Por po atë ditë,  forcat serbe depërtonin nëpër Shpatin e Shtavicës dhe breshërojnë aksin e magjistrales. Gjatë luftimeve përjetësohen në altarin e atdheut Agim Çelaj në krye të grupit e pranë bashkëluftëtarëve: Sadik Shala, Liman Gegaj, Faik Rama, Gëzim Hamza e Abdullah Bugari, ndërsa në vazhdën e këtyre luftimeve përreth Rahavecit përjetësohen edhe Gani Paçarizi, Hamdi Berisha, Afrim Krasniqi, Agim Kelmendi, Skender Jahë Kastrati, Tafil Zyberaj, Mizahir Isma, Arian Brahimi, Bekim Isma, Eshrafedin kastrati, Remzi Ukshini, Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa, Xhevat Kasapi, Habit Berisha, Ramadan Morina e Ruzhdi Xhuliqi.

Në këto luftime në saje të qëndresës dhe heroizmit të luftëtarëve të Fortesës, të Drinasit, të Krushës së Madhe, të Drenajt e të Llapushës, me një sakrificë të madhe e me gjakun e nëntëmbëdhjetë dëshmorëve, u shkrua edhe historia e marrjes së qytetit të Rahavecit dhe të mbajtjes së tij deri me 24 korrik të vitit 1998.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …