Fatmir Limaj ngre dyshime mbi konstituimin e Kuvendit: Çdo vendim pasues mund të jetë jokushtetues

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vënë në dyshim legjitimitetin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi mund të ketë pësuar shkelje kushtetuese. Ai komentoi edhe deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për emërimin e tij si nënkryetar i Kuvendit dhe çështjen e përcaktimit të datës së seancës për Qeverinë. “Dilema ime kryesore si jurist, si njohës i çështjeve kushtetuese dhe si pjesë e procesit të hartimit të kornizës kushtetuese të shtetit, është se dyshoj që Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar,” u shpreh Limaj. Ai tha se, nëse vërtetohet një shkelje në këtë fazë fillestare, atëherë çdo vendim pasues automatikisht do të humbiste legjitimitetin. “Nëse konstatohet se Kuvendi nuk është konstituar në mënyrë kushtetuese, atëherë çdo gjë tjetër bie poshtë – afatet, ditët dhe çdo veprim tjetër bëhet i pavlefshëm,” tha ai. Limaj komentoi edhe qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij ka vendosur mos pezullimin e procesit, por ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e konstituimit. “Gjykata Kushtetuese nuk e dha masën e pezullimit; është vendimi i tyre dhe ata e dinë arsyen pse. Por derisa nuk ka vendim final, kjo çështje mbetet pezull: a kemi konstituim të Kuvendit dhe a ka pasur shkelje të Kushtetutës?”, përfundoi ai, duke shtuar se tashmë në Kuvend janë vërejtur edhe shkelje individuale.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare! VLEN vuan nga sindromi i Gazimestanit!

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare! VLEN vuan nga sindromi i Gazimestanit!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte …