Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate do të jenë faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme

Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate do të jenë faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhje me anëtarë të kryesisë dhe kryetarë të degëve, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike, konkretisht për koalicionin parazgjedhor, që sot është nënshkruar me AKR-në. Gjatë këtij takimi me strukturat drejtuese të partisë, lidhur me koalicionin Nisma-AKR, kandidati për kryeministër nga ky koalicion, kryetari Limaj, theksoi se tashmë janë gati të shkojnë në zgjedhje dhe se do të jenë faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme. Limaj ka thënë se ky koalicion është një lajm i mirë për vendin, për politikën në vend, dhe kjo, sipas tij tregon se me këtë vendim, do të ndërtohet një bosht politik.  Kryesia dhe drejtuesit e degëve të Nismës Socialdemokrate, i dhanë mbështetje të plotë koalicionit parazgjedhor Nisma-AKR, dhe shprehen besimin e tyre në suksesin e kandidatit për kryeministër nga ky koalicion, njëherit liderit të Nismës, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …