Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve, por në rast të mungesës së një zgjidhjeje politike, ai nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në zgjedhje. Por nëse s’ka zgjidhje, atëherë zgjidhje tjetër janë zgjedhjet. Në çdo drejtim jemi këtu për të dhënë kontributin tonë, tha ai. Limaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka përjetuar ftohje të raporteve me partnerin e tij politik, Ramush Haradinaj. Kjo për shkak të sinjaleve të hapura të Limajt për një mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, një opsion që AAK e ka kundërshtuar fuqishëm. Sipas Limajt, zhbllokimi institucional mund të arrihet vetëm nëpërmjet marrëveshjeve politike.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …