Memli Krasniqi: Demokracia nuk funksionon me imponim, por me shumicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të tetë të njëpasnjëshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e saj në procesin politik. Krasniqi tha se përpjekjet e vazhdueshme për të imponuar një kandidat pa ndërtuar shumicë parlamentare janë në kundërshtim me frymën demokratike.
“Demokracia funksionon me shumicë, e jo me imponim. Institucionet janë të popullit dhe jo të një partie politike”, theksoi ai, duke shprehur keqardhje për mënyrën si po menaxhohet procesi nga partia fituese. Sipas tij, përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të rizgjedhur Albulena Haxhiun, pavarësisht mungesës së votave të nevojshme, po e zvarrisin dhe komprometojnë procesin e konstituimit të institucioneve. “Ka shkuar koha e udhëheqjes së një partie”, përfundoi Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …