Ramush Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, alternativa strategjike e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Jörn Fleck, drejtorin e lartë për Evropë Qendrore në Atlantic Council, me seli në Washington, ku është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe orientimin euro-atlantik të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit është shprehur vlerësimi për punën e Atlantic Council në funksion të agjendës integruese euro-atlantike, ndërsa ka theksuar edhe njëherë synimin që Kosova të bëhet pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haradinaj ka deklaruar se anëtarësimi në NATO mbetet alternativa strategjike e Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve e sfidave të ndryshme. Takimi me përfaqësuesin e Atlantic Council vjen në kuadër të theksimit të orientimit euro-atlantik dhe synimeve të Kosovës për integrim në strukturat e sigurisë dhe aleancave perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Shumicës së re parlamentare i ka humbur busulla

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, …