Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Nuk marrim pjesë në procese ku ka shkelje të procedurës parlamentare

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku u propozua një votim i fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Limaj theksoi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në asnjë proces votimi që ka shkelje të procedurës parlamentare, duke bërë të qartë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votë të hapur. Në një deklaratë për media, Limaj shtoi se zgjedhja e organeve të rendit duhet të bëhet vetëm kur ka shumicë parlamentare dhe kritikoi veprimet që, sipas tij, përbëjnë shkelje të rregullave të Kuvendit. “Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një proces që duhet të zhvillohet me votë të hapur dhe jo me votim të fshehtë. Nuk mund të zgjidhen organet e rendit pa shumicë parlamentare”, tha Limaj. “Për tema nacionale gjithmonë duhet të dialogohet. Njerëzit duhet të takohen, të bashkëbisedojnë, të pajtohen ose jo. Unë jam për një politikë racionale nga e cila përfiton qytetari i Kosovës”, përfundoi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia ka vendosur 70% të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar për një situatë të rrezikshme sigurie, …