Fatmir Limaj: Sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thenë se sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë. Ai ka thenë se qytetarët janë ata që dijnë ta vlerësojnë më së miri të udhëhqësve dhe përfaqësuesve të tyre në pushtet. “Sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë. Gjithë qytetarët e komunave kanë shans të jashtëzakonshme për të vlerësuar punën e atyre që kanë qenë dhe për t’i dhënë mundësi vetës tyre për të përmirësuar jetën në lokalitetet. Besoj që qytetarët do të vlerësojnë punë e secilit veç e veç dhe mbi bazën e punës që të votohet përmes votës. Dua sonte që kur kandidatët fitues të shpallin fitoren, shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët dhe jo vetëm ata vetë. Ka raste shumë në Kosovë që sonte ka shanse që kandidatët fitojnë bashkë me qytetarët sepse kanë oferta të cilat nëse votohet për kandidatë të tillë kanë fituar edhe qytetarët e komunave”, tha kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Kosova sërish do të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shfaqur bindjen e tij se vendi …