Fatmir Limaj thotë se sot në mbrëmje të ketë një rezultat që i jep siguri vendit tonë

Fatmir Limaj thotë se sot në mbrëmje të ketë një rezultat që i jep siguri vendit tonë

Kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj është shprehur se vota sot e qytetarëve të Kosovës do t’i jap siguri dhe perspektivë atyre. Limaj pasi përfundoi votimin në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, apeloi gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. “Kjo mundësi të shfrytëzohet nga gjithë qytetarët e Kosovës. Unë pres që gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar sipas bindjes së tyre dhe siç e thash sot në mbrëmje të ketë një rezultat që i jep siguri vendit tonë”, tha Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Belinda Balluku thirrje qytetarëve: Bashkohuni për lirinë dhe drejtësinë e liderëve të UÇK-së

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen masivisht në protestën për lirinë …