Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Zgjedhja e Nenad Rasiçit është antikushtetuese, shumica shqiptare nuk mund të zgjedhë përfaqësuesin e pakicës serbe

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar zgjedhjen e Nenad Rasiçit si nënkryetar nga komuniteti serb si “tërësisht antikushtetuese”. Në një deklaratë për media, Limaj tha se procesi i konstituimit të Kuvendit, i shpallur nga kryetari Dimal Basha, është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. “Kjo që ka ndodhur sot është tërësisht antikushtetuese. Aktgjykimi i fundit e specifikon qartë se nënkryetari serb duhet të vijë nga propozimi i shumicës së komunitetit serb. Praktikisht, sot shumica shqiptare ka zgjedhur nënkryetarin e pakicës serbe,” deklaroi Limaj. Ai shtoi se një vendim i tillë cenon parimet e përfaqësimit kushtetues dhe e vë në pikëpyetje legjitimitetin e Kuvendit të sapo konstituuar. Kreu i Nismës theksoi se nuk do të marrë pjesë në asnjë proces negociatash për formimin e qeverisë së re, derisa të ketë qartësi të plotë ligjore lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Rasiçit. “Pa u sqaruar ligjshmëria e këtij veprimi, nuk do të hyjmë në asnjë negociatë me askënd për qeverinë e ardhshme,” përfundoi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Lumir Abdixhiku: U vonuam 35 ditë për një pozitë të parëndësishme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit, duke …