Fatmir Sejdiu thotë se Kosova duhet të ketë kujdes lidhur me idenë e “korrigjimit të kufijve” me Serbinë

Fatmir Sejdiu thotë se Kosova duhet të ketë kujdes lidhur me idenë e “korrigjimit të kufijve” me Serbinë

Ish-kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes lidhur me idenë e “korrigjimit të kufijve” me Serbinë. “Serbia nuk është shtet që fal asgjë, është shtet që dëshiron të grabisë, prandaj me këtë (korrigjimi i kufijve v.j.) duhet të kemi kujdes”, ka thënë Sejdiu, në një paraqitje në televizive. Ai është shprehur se Kosova nevojë për relaks marrëdhëniesh me Serbinë, por asnjëherë nuk duhet të rrëshqitet sipas interesit të Serbisë. Sipas tij, qëllimi i Serbisë është për të kompremetuar suksesin që e ka pasur Kosova, si shpalljen e Pavarësisë, opinionin e GJND-së etj. Sejdiu i ka parë si pozitën dhe si opozitën me përgjegjësi karshi proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. “Në një vend janë përgjegjës edhe pozita e edhe opozita për mbarëvajtjen e çështjeve dhe politikave shtetërore. Respektimi i Kushtetutës duhet t’i bashkojë të gjithë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …