Fatmir Sopi thekson se UÇK u themelua nga populli nën trysni

Këtë të hënë, në gjykatën speciale në Hagë po dëshmon dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, John Stewart Duncan. Për dëshminë e tij, ka folur nënkryetari i OVL UÇK-së, Fatmir Sopi. Sopi ka theksuar se UÇK-ja u formua nën trysninë dhe terrorin e forcave serbe, duke shtuar se logjistikën e saj e ka siguruar populli i Kosovës. “Ky gjykim po merr një dimension të ri, ku dëshmojnë njerëz kredibilë, pjesëtarë të procesit nga ndërkombëtarët, të lidhur direkt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,” tha Sopi. Ai ka shtuar se UÇK-ja ka qenë një ushtri vullnetare, jo e formuar nga një vendim qeveritar apo shtet funksional, por e lindur nga nevoja për mbrojtje dhe rezistencë. “Është ushtri e cila ka buruar nga populli, dhe logjistikën e ka pasur nga qytetarët e Kosovës,” theksoi Sopi. Dëshmia e Duncan dhe komentet e Sopit reflektojnë rëndësinë e kontributit të popullit në formimin e UÇK-së dhe sfidat historike të saj gjatë luftës.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …