Izraeli i paska sulmuar disa baza bërthamore të Iranit. Sipas deklarateve zyrtare të drejtuesve të shtetit izraelit, veprimi ushtarak paska qenë i bazuar në kuadër të doktrinës së luftës parandaluese.
Mirëpo, marrëdhëniet, Izrael-Iran, nuk mund të shtjellohen si relacioneve vetëm armiqësore, nga prizmi gjeopolitikës rajonale!
Marrëdhëniet izraelito-iraniane,nëse i marrim në shqyrtim nga retrospektiva historike, këto dy shtete, në mes vete kanë pasur një relacion të çuditshëm.
Ky relacion, sot është ndër më konfliktualët në rajonin e Lindjes së Mesme. Natyrisht, ky relacion, nuk është pa ndikim në kuadër të sistemit ndërkombëtar. Si i till, ai do të ndikoj thellësisht në sigurinë rajonale të Lindjes së Mesme dhe në Azinë Qëndrore. Por jo në relacionet globale!
Siç dihej, Izraeli dhe Irani kanë pasur relacione të çuditshme në mes tyre: nga alancat-deri në armiqësi patologjike.
Izraeli dhe Irani, kanë ruajtur një aleancë të fshehtë për gjatë periudhes së Shahut. Por armiqësit e këtyre dy shteteve të Lindjes së Mesme janë ravijëzuar pas vitit 1979.
Raportet bilatrtale në mesë të ketyre dy shteteve janë trasformuar nga një aleancë, në rivalitete të ndërsjella në tri rrafshe: siç janë ato ideologjike, strategjike dhe gjeopolitike, që kanë ndikuar në zhvillimet dhe ndikimet ndërkombëtare të këtij rajoni të ndërlikuar.
Mirëpo, këto marrëdhënie, marr për bazë këto tre faktorë, nuk mund të mirëkutohen pa një analizë historike në mes të këtyre dy kombeve.
Nga perspektiva historike, që nga vitet 1950–1979, Irani dhe Izraeli kishin relacione tepër të ngushta, duke filluar nga ato politike, strategjike dhe gjepolitike.
Këto marrëdhënie ishin të ndërtuara, kryesisht për shkak të interesave të përbashkëta strategjike, që në këtë periudhe kishte rajoni i Lindjes së Mesme.
Në këtë kuadër, një nga ekspertet me origjinë iraniano- suedezë, Trita Paris, në një studim të saj, me titull: ” Treacherous Alliance: The Secret Dealings of Israel, Iran, and the United States” (2007), shkruan se kjo marrëdhënie ishte produkt i një strategjie realiste rajonale dhe jo i një afërsie ideologjike.
Për më tej, ajoi shkruan: “Aleanca midis Izraelit dhe Iranit para revolucionit, nuk ishte ideologjike, por ishte një aleancë pragmatike”.
Kjo studiuese, në analizën e saj, shtjellon një tezë shumë të rëndësishme, lidhur me këto realicione në kontekst kohor, duke theksuar: “… këto dy shtete ndiheshin të izoluara në rajon dhe kërkonin thellësi strategjike përmes bashkëpunimit të ndërsjellë.” (Parsi, 2007,).
Kjo aleancë izraelito-iraniane, gjithnjë në kontekstin kohor, u lehtësua nga përputhja e interesave përballë një bote arabe kryesisht armiqësore, për të dyja këto shtete!
Mirëpo, pas vitit 1979, me ndihmën e Francës, Irani përqafoi një platformë të fortë, të ashtuquajtur, anti-sioniste, me mbështetjevtl Aytollave…!
Në këtë rrafsh, një nga ekspertët dhe studiues shkencor të politikës iraniane, Takayeh,….në një studim të tij të botuar: ” Guardians of thë Revolution: Iran and the Workd in the Age of the Aytollahs” (2009), referon: “kjo armiqësi nuk ishte vetëm politike, por edhe simbolike”.
Sipas tij, çfar janë këto simbolika?
Ai shkuan: ” Për Republikën Islamike, Izraeli nuk është thjesht një armik shtetëror; ai përfaqëson një simbol të imperializmit perëndimor dhe një shkelje të unifikimit të bashkimit të islamit”.
Po ashtu, sipas këtij studiuesi, Irani e institucionalizoj kundërshtimin ndaj Izraelit si frymë eksportuese të “revolucionit”, që ishte komponenti kyç i doktrinës së Khomeinit, i cili ishtë realizuar me ndihmën e francezëve për të përmbysur Shahun….
Pra, kjo ishte shkurtimisht, kuadri nga retrospektiva historike.
Ndërsa në rrafshin strategjik, në dekadat e fundit, konflikti midis dy vendeve është zhvendosur nga përplasjet diplomatke në një luftë të sofistikuar, herë të hapur e herë në nën hije.
Nga pikpamha e luftës së hapur, ngjarjet janë të njohura nga bombardimet të ndërsjella, të trajtuar nga doktrina ushtarake, si: ” lufta parandaluese”.
Kjo luftë në mes të ketyre dy kombeve, është e njohur, e studiuar, analizuar deri në detaje nga fusha ushtarake.
Por ka dhe një luftë tjetër të padeklaruar!
Në një studim të tij, profesor Lucas Kello, në kuadër të Universitetit të Oksfordit, autor i librit: ” The Virtual Weapon and International Order” (2017), shkruan: ” zhvillimet kibernetike kanë hapur një kapitull të ri në mes konflikteve shtetërore”.
E riktheva në kujtes këtë studim të tij të vitit 2017, ku ndër të tjera ai shkruante: “Operacionet (këtu bëhet fjal për eperacionin e koduar “Stuxnet”), ishte një pikë kthese në luftën moderne, por njëkohësisht të mohuar publikisht, por thellësisht destabiluzues, duke shënuar një fazë të re midis Izraelit dhe Iranit”.
Ndërsa në të njejtën rezonancë me Luca Kello, studiuesi Matthew Levitt, autor i librit, ” Hezbollah: The Global Footprint of Lebanon’s Party of God” (2013), shkruan: “Irani ka shfrytëzuar Hezbollahun dhe farmacione të tjera si mjete të projeksionit të fuqisë ndaj Izraelit”.
Mirëpo, çështja më kritike e të gjithë çështjeve qëndron, programi bërthamor i Iranit dhe ekzistencializmi i Izraelit.
Sipas një studimi, të një diplomati, Mark Fitzpatrick, në librin e tij me titull, ” The Iranian Nuclear Crisis…. (2015), aty trajtohej përceptimi i Izraelit kundrejt Iranit.
Në kuadër të këtij studimi, M. Fitzpatrick, shkruan: “…përceptimi i Izraelit për këtë kërcënim, është formësuar nga logjika e mbijetesës…”.
Nga kjo pikpamje Izraeli e përcepton programin bërthamor të Iranit si cënueshmëri të ekzistencializmit të tij.
Kështu që, marrëdhëniet Izrael- Iran, janë një gamë e gjërë… !
Irani ka filluar ta keqpërdorë pozitën e tij stategjike” ndërsa Izraeli kapacitetet ushtarake.
Nëse programi bërthamor i Iranit, ka mision paqëje, në këtë rastë ku agjencitë me karakter ndërkombëtar të cenializuar kanë qasje, ska asgjë të keqe.
Por nëse doktrina ushtarake e Iranit, ka për objektiv të shkatrroj ndonjë shtet të caktuar, si pjesë e strategjisë së doktrinës së saj, kjo do përmbënte një problem rajonal!
Nga studimet historike, në vitet e fundit, kërcënimi iranian ka shtyer shtetet arabe dhe Izraelin drejt një bashkëpunimi në disa sektorë gjeostrategjik.
Sipas studiuesve të shumtë, kërcënimi që po paraqet Irani, me ose me pahirë, ka krijuar një përputhje të paparë të interesave ndërmjet Izraelit dhe shteteve të të rajonit të Gjirit Persik.
Ky relacion është i njohur nga marrëveshja e vitit 2020, me ndërmjrtësimin e SHBA-s, e cila në thelb ka një shprehje konvrgjence strategjike.
Kështu që si përfundim, marrëdhëniet Izrael- Iran përfaqësojnë një nga konfliktet më të ndërlikuar të shekullit XXI.
Këto marrëdhënie janë të prirura të dominohen nga rrafshi ideologjik, siguria kombtare dhe transformimi i sistemit ndërkombëtar rajonal.
Siç e dëshmojnë studimet shkencore të studiuesve të njuhur të kësaj fushe, ky konflikt nuk është i thjesht për tu zgjidhur. Por as i përbërë për tu mos kuptuar thelbin e tij.
Pa dyshim, në Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani, kanë filluar të garojnë për primat për të vendosur ekuilibrat rajonal, për shumë vite në vijim…