Faton Abdullahu

Faton Abdullahu: Kosova s’ mund të heq dorë nga zotimi për marrëdhënie të mira me fqinjët

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të përmbyllet sa më shpejt dhe institucionet e Kosovës, nuk guxojnë të rrezikojnë rrugën e integrimeve evropiane. Ai mendon se  Kosova nuk mund të “heq dorë nga zotimi për marrëdhënie të mira me fqinjët”. Kjo lë të nënkuptohet se pavarësisht humbjes së 8.000 hektarëve tokë, Kosova u dashka t’i ruajë marrëdhëniet e mira me fqinjët, sepse kështu paska porositur BE-ja.   Projekti ligji u tërhoq nga Kuvendi i Kosovës në fillim të muajit shtator, pas kundërshtimeve të fuqishme të opozitës, ndërsa Qeveria tha se “po kërkon pajtim në shkallë të gjerë” për ta riproceduar në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …