Faton Klinaku

Faton Klinaku ironizon Vetëvendosjen: “Kur je duke humbur dhe nuk e ndërron lojtarin, tifozët largohen”

Ish- sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar me ironi ndaj përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit të Kosovës. Klinaku bëri një krahasim sportiv, duke sugjeruar se ngulmimi i VV-së për të mos ndryshuar kandidaten mund të ndikojë negativisht në mbështetjen popullore. “Kur je duke humbur dhe nuk e ndërron lojtarin, tifozët mund ta braktisin stadiumin”, shkroi ai. Komenti i Klinakut vjen pas seancës së 20-të me radhë, ku Vetëvendosje sërish nuk arriti të sigurojë votat për emërimin e Haxhiut si kryetare të Kuvendit, duke thelluar krizën institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall me letër emocionuese për krerët e UÇK-së në Hagë: “Jeni vëllezërit e mi, mbahuni të fortë”

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall ka qëndruar së fundmi në Hagë, ku ndonëse nuk arriti të …