leoni

OVL-UÇK i dërgon letra diplomatëve ndërkombëtarë: Kërkohet drejtësi e barabartë për liderët në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se u ka dërguar letra zyrtare një numri të madh diplomatësh ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së, lidhur me gjykimin e liderëve të UÇK-së në Hagë. Në këto letra, OVL-UÇK ka shprehur shqetësime për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara, duke kërkuar drejtësi të barabartë dhe trajtim në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ndër personalitetet që kanë pranuar letra janë Eliot Engel, Ritchie Torres, Kaja Kallas, Lukas Mandl, Thijs Reuten, si dhe përfaqësues të Amnesty International, Human Rights Watch, dhe OSBE. Organizata thekson se ky veprim synon të rrisë ndërgjegjësimin ndërkombëtar mbi shqetësimet që ata kanë për procesin gjyqësor në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Vallaq të Zveçanit është gjetur sasi e kosniderueshme e armatimit

Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, dhe …