Faton Klinaku

Faton Klinaku: Paraqitja e Nasim Haradinajt në Hagë është dinjitoze, pavarësisht atyre që mundohen ta zhvlerësojnë

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku  ka thënë se paraqitja e Nasim Haradinajt në Hagë është dinjitoze. Ai në një postim të tij ka shkruar se disa servilë dhe përfitues të pushteteve, mundohen edhe ta mjegullojnë paraqitjen e tij dinjitoze. “Paraqitja e Nasim Haradinajt para trupit gjykues në Gjykatën Speciale po e tregon një realitet për ngjarjet  në atë kohë edhe pse të gjithë e dinë mjaft mirë se ato zhvillime në selinë e OVL-UÇK-së  kanë qenë transparente dhe çdo gjë ka qenë e filmuar, por kjo nuk u mjafton  servilëve dhe përfitues të pushteteve, të cilët në mënyra të ndryshme po mundohen edhe ta mjegullojnë paraqitjen e tij dinjitoze, të faktuar e të argumentuar që po e bën Nasim  Haradinaj duke e mbrojtur të vërtetën dhe të drejtën, ka saktësuar Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …