leoni

Faton Klinaku

Faton Klinaku sulmon verbalisht kryetaren e Gjykatës Speciale pas deklaratës për protestën e veteranëve

Ish-udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, pas deklaratës së saj se protesta e veteranëve në Kosovë është dëshmi se një gjykim i qetë dhe i sigurt nuk mund të mbahet në këtë vend. Klinaku e quajti Trendafilovën “të korruptuar” dhe i sugjeroi të dalë në pension. “Ec shko më në pension. Nuk je ti për drejtësi, sepse je veç një e korruptuar dhe asgjë tjetër”, shkroi Klinaku. Deklarata e kryetares së Gjykatës Speciale erdhi pas protestës së organizuar nga OVL-UÇK kundër saj në Kosovë. Trendafilova theksoi se protesta tregon vështirësinë e garantimit të kushteve të sigurta për zhvillimin e gjyqeve në Kosovë dhe nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave. Sipas saj, frika ose presioni ndaj dëshmitarëve mund të ndikojë seriozisht në zbardhjen e së vërtetës gjatë proceseve gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani

Nait Hasani, i fton qytetarët në protestë për zhbllokimin e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka ftuar qytetarët që të protestojnë pranë …