Faton Peci: GUXO nuk ka frikë nga zgjedhjet – preferencë për 21 ose 28 dhjetorin

Kryetari i GUXO-s, Faton Peci, ka komentuar shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe datën e mundshme të zgjedhjeve parlamentare. Sipas tij, presidentja Vjosa Osmani kishte propozuar të mbahej edhe një seancë për shqyrtimin e buxhetit të shtetit për vitin 2021, por kjo nuk mori mbështetjen e partive opozitare. “Presidentja pati lutje që të shqyrtohet mundësia që të kemi një seancë të radhës për të adresuar disa probleme që rrezikojnë kategoritë e caktuara, si punëtorët e RTK-së… Nuk pati dakordim nga shumica e partive politike, dhe pas mungesës së vullnetit politik, presidentja nuk pati zgjidhje tjetër veçse të firmos shpërbërjen e Kuvendit. Me këtë, automatikisht shkohet drejt zgjedhjeve,” tha Peci. Ai bëri të ditur se GUXO ka konsideruar datat 21 dhe 28 dhjetor, duke përzgjedhur si më të arsyeshmen 28 dhjetorin për organizimin e zgjedhjeve. Jemi të bindur se bashkë me LV-në do të korrim fitore më të madhe sesa më 9 shkurt,” shtoi Peci, duke treguar optimizmin e partisë së tij për rezultatet e ardhshme zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Bllokimi i Kuvendit ka ardhur nga vetë Vetëvendosja

Formimi i Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca dështoi të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, …