leoni

Fatos Klosi

Fatos Klosi: Albin Kurti nuk iu bashkua UÇK-së, u justifikua se nuk e përballonte jetën e malit

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, ka bërë një deklaratë të bujshme në një intervistë për “Top News”, duke thënë se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, nuk iu ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, me arsyetimin se nuk ishte mirë me shëndet dhe se nuk mund ta përballonte jetën e malit. Kurti, u justifikua që nuk jam mirë me shëndet dhe unë nuk e përballoj dot jetën e malit dhe u tërhoq”, deklaroi Klosi. Sipas tij, që nga ajo kohë, Kurti e ka ndjerë veten “të mangët” për shkak të mospjesëmarrjes në luftën çlirimtare, që Klosi e cilëson si ngjarjen më madhore në historinë e kombit shqiptar në shekujt e fundit. “Ai nuk mori pjesë në çlirimin e Kosovës që ishte fenomeni më i madh në historinë e kombit shqiptar, në shekujt e fundit po themi”, shtoi ai. Klosi theksoi se Kurti ndodhet “në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së”, duke kujtuar lidhjet e tij të hershme me Adem Demaçin, i cili ishte zëdhënësi politik i UÇK-së. “Ka qenë vetë pjesëtar në fillimet e Demaçit, asistent i të cilit ka qenë Kurti. Pas Rambujesë, ai nuk ra dakord me mënyrën si u trajtua situata dhe u largua”, tha Klosi. Ish-kreu i SHISH-it tha se Kurtit i ishte ofruar mundësia për t’u bashkuar me radhët e UÇK-së, por ai kishte refuzuar. Kur moderatorja i kujtoi se në atë kohë Kurti ishte shumë i ri, Klosi u përgjigj se “pjesa dërrmuese e ushtarëve të UÇK-së ishin të rinj” dhe se Kurti “nuk ishte më i ri se të tjerët”.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: Retorika e Kurtit në OKB krijon përshtypjen se Kosova është në gjendje lufte

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar mbledhjen e dytë të rregullt të Këshillit të Sigurimit …