Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998Tiranë, është zhvilluar një takim i fshehtë midis përfaqësuesve të UÇK-së, dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane. Sipas tij, takimi u kërkua nga vetë CIA, pas kontakteve që Klosi kishte pasur më herët me drejtues të UÇK-së, ndër ta Xhavit Halitin. Takimi u mbajt në zyrat e SHISH-it, ku morën pjesë dy përfaqësues të UÇK-së dhe shefi i shërbimit amerikan. Klosi tha se CIA, që në fillim, i konsideronte luftëtarët e UÇK-së, si çlirimtarë, ndryshe nga qëndrimet më të rezervuara të Departamentit të Shtetit dhe disa mediave ndërkombëtare. Në diskutim u theksuan tri çështje kryesore: financimi i pastër pa lidhje me krimin, mospërfshirja në akte jashtë Kosovës, dhe refuzimi i ndihmave nga grupet islamike, për të ruajtur legjitimitetin ndërkombëtar. Klosi theksoi se bashkëpunimi me CIA-n ishte i hapur dhe i sinqertë, pasi të dyja palët kishin interesa të përbashkëta në rajon. Sipas tij, CIA nuk pati kurrë vërejtje ndaj UÇK-së, përkundrazi, e trajtoi si partner të besueshëm në përpjekjet për çlirimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria gati të hyjë në BE pa të drejtë vetoje, synim anëtarësimi deri në 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi i tij është gati të vazhdojë …