leoni

Faza e parë e repelimit të kafshëve në komunën e Malishevës, përfundon këtë javë

Sikur çdo të hëne, edhe sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, i udhëhequr nga kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, bazuar në raportimet e drejtorive, u bë e ditur, se faza e parë e repelimit të kafshëve, si masë parandaluese nga ethet hemorragjike, përfundon të mërkurën, ndërsa i tërë procesi, u vlerësua i suksesshëm.

Sipas shtabit komunal, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo, procesi i repelimit të kafshëve, është në përfundim, ku gjatë ditës së nesërme përfundon edhe fshati i fundit, ndërsa të mërkurën, do të bëhet repelimi në ato raste, ku për shkaqe të ndryshme nuk ka mundur të kryhet ky proces. Përndryshe, sipas drejtorisë së shëndetësisë, deri më tani janë të regjistruara 22 raste të thumbimeve nga rriqrat.

Në këtë mbledhje, u bë e ditur se shumë shpejt, pritet të filloj edhe largimi i deponive ilegale të mbeturinave, ndërsa gjatë muajit prill, drejtoria e shërbimeve publike, do të jetë e angazhuar në këtë drejtim, pasi paraprakisht i kanë evidentuar këto deponi.

Sa i përket investimeve kapitale, u bë e ditur, se tashmë kanë përfunduar ndërtimet e trotuareve në Damanek dhe Bubavec, kurse ndërtimi i shkollave, është duke vazhduar në Gurishtë dhe Bubavec, të cilat shumë shpejt do të jenë të gatshme, sikur po vazhdojnë punimet në ndërtimin e dy fushave sportive në shkollat e Llapqevës dhe Senikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …