Fazli Hoxha: Limajt i duhet mbështetja e deputetëve që vendosin interesin e vendit mbi atë partiak

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka deklaruar se liderit të kësaj partie, Fatmir Limaj, nuk i duhet vota e të gjithë deputetëve për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, por mbështetja e atyre që vënë interesin e vendit mbi kalkulimet partiake. Hoxha theksoi se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe jo për krizë e bllokim politik. “Fatmir Limajt nuk i duhet vota e të gjithë deputetëve për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit. Atij i duhet mbështetja e atyre deputetëve që vendosin interesin e vendit mbi interesat partiake, atyre që e kuptojnë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për krizë dhe bllokim politik,” shkroi Hoxha. Ai shtoi se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë vend i vendimmarrjes dhe stabilitetit, e jo arenë e lojërave të pafundta politike. “Kushdo që e ka prioritet ndërtimin e institucioneve dhe jo sabotimin e tyre, duhet ta marrë përgjegjësinë dhe të veprojë. Koha është për përgjegjësi dhe vendime që u shërbejnë qytetarëve,” përfundoi Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …