leoni

FDH në Kosovë sot paraqet raportin vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës

FDH në Kosovë sot paraqet raportin vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë paraqet raportin vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht e politikisht në gjatë vitit 2015. Pas prezantimit të raportit vjetor do të vazhdohet me diskutime në panel lidhur me çështjet se sa është gjyqësori i Kosovës i përgatitur për ndjekjen penale të krimeve të luftës për të cilat deri më tani kanë qenë përgjegjës prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë, cili ishte efekti dhe ndikimi i EULEX-it deri më tani në ndjekjen e krimeve më të rënda të të ashtuquajtura krime të profilit të lartë dhe sa është nevoja e mëtejshme e Gjyqësorit të Kosovës për EULEX-in si dhe në çfarë formati. Sipas një njoftimi të Fondit për të Drejtën Humanitare, ky projekt mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë që nga viti 2011. FDH Kosovë, është e vetmja OJQ në Kosovë që vazhdimisht ka kryer monitorimin e gjykimeve më të rëndësishme të krimeve të luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë që nga lufta e vitit 1999. Andaj, FDH Kosovë, ka një rol aktiv në zbatimin e drejtësisë tranzicionale në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …