Ramush Haradinaj

Haradinaj: Pavarësisht se opozita ka anuluar protestën e 26 marsit, nuk ka përçarje mes partive opozitare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Kosovapress ka thënë se pavarësisht se opozita ka anuluar protestën e 26 marsit  në momentet e fundit dhe nuk janë  kursyer deklaratat në kundërshtim të formave të veprimeve të caktuara të njëri-tjetrit,  nuk ka përçarje mes partive opozitare. Haradinaj thotë se ekzistojnë dallime mes partive opozitare sa i përket formës së kundërshtimit, por opozita mbetet e bashkuar në temat për të cilat kanë rënë dakord dhe vazhdojnë fuqishëm t’i kundërshtojnë. Ai  ka shpjeguar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër konfliktit me organet e rendit, si formë e zgjidhjes së problemeve dhe kjo është arsyeja kryesore pse deputetët e kësaj partie nuk marrin pjesë në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …