BE-ja urdhëron Qeverinë e Kosovës ta ndërprejë reciprocitetin ne Serbinë

Në Beograd vazhdojnë ankesat drejtuar autoriteteve të Kosovës, që ndaluan hyrjen e kamionëve nga Serbia

Në Beograd vazhdojnë ankesat drejtuar autoriteteve të Prishtinës të cilat kanë ndaluar në dogana hyrjen e kamionëve nga Serbia, që transportojnë materiale të rrezikshme – naftë e gaz – në Kosovë. Kosova e ka vendosur këtë ndalim si masë reciprociteti ndaj Serbisë. Beogradi zyrtar  thotë se Prishtina “po shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe se lidhur me këtë është në kontakt të vazhdueshëm me Brukselin”. Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës Branimir Stojanoviq, është treguar tejet i shqetësuar, duke thënë për mediet se kjo praktikë e marrjes së vendimeve të këqija po vazhdon pa dijen e ministrave serbë. Për fat të keq ky është reagim ndaj presionit të disa partive ekstremiste opozitare të cilave iu pengon gjithë ajo që është serbe e Qeveria në Prishtinë iu del përballë për të shpëtuar nga pakënaqësia. Sipas tij vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk është në shërbim të normalizimit të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë. Zëvendësi i kryeministrit Mustafa, serbi Mariq  nuk ka shpjeguar fare shkaqet për ndalimin e tranportit të naftës e gazit që hyjnë nga Serbia në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …