Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri me armë zjarri pa leje në mesin e protestuesve

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri me armë zjarri pa leje në mesin e protestuesve

Arma që deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri kishte në brez gjatë protestës së sotme të kësaj partie kundër ndërtimit të këndit të lojërave te Liqeni Artificial, në Tiranë, është pa leje! Më 17 mars të këtij viti, Ministria e Brendshme, komisariati numër 3, i është drejtuar me një shkresë zyrtare deputetit Strazimiri për të dorëzuar armën e përfituar nga ligji nr. 7566 i 25 shkurtit të vitit 1992, pasi ky ligj është shfuqizuar. Në këtë shkresë, shefi i komisariati numër 3 Elton Allushi i kërkonte Strazimiti të dorëzojë armën brenda datës 25 mars 2016. Në këto kushte, kur kanë kaluar 3 ditë nga përfundimi i afatit, deputeti i djathtë  rrezikon të vihet në pranga për armëmbajtje pa leje, ku dënimi maksimal është 7 vjet burg.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …