Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Federica Mogherini thotë se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gradual

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini  ka folur përsëri për formimin e Ushtrisë nga Kuvendi i Kosovës. Përmes një deklarate dhënë në Komisionin Evropian, Mogherini ka thënë se mandat i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gradual. Sipas saj, ky proces duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Mogherini tutje ka thënë se BE-ja shpreson se Kosova do t’i përgjigjet detyrimeve të saja në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Kujtojmë, se Kuvendi i Kosovës më 10 dhjetor kishte votuar tri projektligjet për FSK-në. Procesi i plotë i transformimit të FSK-së në ushtri parashihet t’i marrë deri në 10 vite.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …