OVL-UÇK

OVL-UÇK: Institucionet të ndërmarrin hapa konkretë në mbledhjen dhe faktimin e masakrave serbe gjatë luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të ndërmarrin hapa konkretë në mbledhjen dhe faktimin e masakrave serbe gjatë kohës së luftës. Ajo në një letër publike kërkon krijimin e mekanizmave përmes institucioneve ndërkombëtare apo përmes shteteve mike për padi për gjenocid të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës.  Të gjithë të mbijetuarit të ofrojnë fakte dhe dëshmi për krimet serbe dhe t’i deponojnë në Prokuroritë e Kosovës derisa të themelohet Tribunali për krimet serbe. Prokuroritë e Kosovës të dëshmojnë dhe deponojnë publikisht dosjet e krimeve serbe në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës të ndajë buxhet shtesë për këtë qëllim. OVL-UÇK paralajmëron se nuk mund të ketë pajtim pa njohjen e Kosovës nga Serbia, pa ndëshkimin e Serbisë për gjenocid nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, pa pranimin nga shteti serb për krimet serbe në Kosovë, pa kërkim-falje nga shteti serb, pa ndëshkim të kriminelëve serbë që kryen masakra dhe pa kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia – thuget në mes tjerash në lerën e OVL-UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …