Ferat Shala: Bllokada e Kuvendit po dëmton rëndë projektet kapitale dhe komunat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka paralajmëruar se mungesa e funksionalitetit të Kuvendit të Kosovës po krijon pengesa serioze në zhvillimin institucional dhe ekonomik të vendit, sidomos në realizimin e projekteve kapitale dhe menaxhimin financiar të komunave. Moskonstituimi i Kuvendit ka sjellë probleme substanciale në menaxhimin dhe funksionalizimin e shumë projekteve publike. Kemi hyrë në kohën kur rishikimi buxhetor është domosdoshmëri, jo vetëm si praktikë institucionale, por edhe si instrument për të përfunduar projekte kyçe në nivel qendror dhe lokal”, u shpreh Shala. “Asnjë ndërmarrje publike nuk ka ku të raportojë, nuk ka asnjë institucion që miraton apo refuzon raportet vjetore. Kjo mungesë kontrolli dhe planifikimi për pjesën tjetër të vitit është shqetësuese. Rregullatorë si ZRrE-ja, KPMM-ja, OShP-ja, KOSTT-i dhe të tjera janë pa asnjë mbikëqyrje parlamentare”, përfundoi ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …