leoni

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Kosova mbi 8 muaj pa qeveri

Kosova vazhdon të mbetet në një ngërç të thellë politik, tashmë për më shumë se tetë muaj pa qeveri funksionale. Sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shala, kjo situatë është pasojë direkte e, siç e quan ai, “mashtrimit politik” të Albin Kurtit, i cili për muaj të tërë ka pretenduar se posedon numrat për formimin e qeverisë së re. Shala deklaron se tani u vërtetua se këto pretendime nuk kanë qenë asgjë më shumë sesa një iluzion që ka mbajtur të bllokuar institucionet dhe ka lënë qytetarët pa zgjidhje. Ai thekson se PDK që nga fillimi ka qenë e vendosur se nuk do të ketë më një qeveri të udhëhequr nga Kurtit dhe se tashmë opsioni i vetëm i përgjegjshëm janë zgjedhjet e reja parlamentare. Sipas tij, vendi ka nevojë urgjente për një qeveri stabile e funksionale që sjell vendimmarrje dhe jo premtime të pa mbajtura. PDK, shprehet Shala, është e gatshme të marrë drejtimin dhe të rikthejë funksionalitetin institucional. Ndërkohë qytetarët po përballen çdo ditë me pasojat e këtij vakumi politik që po zgjatet më shumë se kurrë më parë në historinë e pasluftës.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark

Wesley Clark pritet të dëshmojë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore të vitit 1999, gjenerali amerikan Wesley …