Ferat Shala kritikon Osmanin: Presidentja po vepron për interesa personale dhe pazare politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar për përfshirje në pazare politike lidhur me krijimin e institucioneve. Përmes një reagimi publik, Shala tha se kërkesa e Osmanit për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese dëshmon se ajo nuk po vepron në interes të qytetarëve, por për përfitime personale dhe kalkulime politike. “Presidentja e vendit duket se e ka hallin e vet si prioritet kryesor. Me kërkesën për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, u bë krejtësisht e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve,” shkroi Shala. Ai shtoi se Osmani nuk ka përcaktuar ende një pozicion të qartë dhe se, sipas tij, ajo po përpiqet të bindë një partner të ardhshëm politik, qoftë të ri apo të vjetër. “Sa më shumë kaos institucional, aq më të vlefshëm bëhen politikanët populistë para militantëve të tyre,” përfundoi Shala, duke lënë të kuptohet se kriza aktuale politike po përdoret për qëllime elektorale e strategjike nga disa figura kyçe në skenën politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …