Pal Lekaj: Fatmir Limaj ka rënë në grackën e Albin Kurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka rënë në kurthin politik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Lekaj tha se nuk e kupton arsyen pse Limaj ka zgjedhur të bashkëpunojë me Kurtin, duke e konsideruar këtë si një vendim të gabuar politik. “Nuk e di pse ka rënë në këtë grackë. Në opozitë kam bashkëpunuar edhe me Vetëvendosjen, edhe me zotëri Kurtin, edhe me zotëri Limajn më tepër, dhe i di qëndrimet e tyre. Kur e njoh një njeri, kur e di se ku e ka qëllimin, nuk mundet të më përdorë për një përdorimësh,” u shpreh Lekaj. Deklaratat e tij vijnë në kohën kur kanë marrë hov spekulimet për një bashkëpunim të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate, megjithëse deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …