Ferat Shala: Kur KEK-u nuk prodhon, fiton mafia energjetike

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti për, siç thotë ai, dështimet e thella në sektorin e energjisë dhe keq menaxhimin e investimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai theksoi se propaganda për modernizim nuk po përputhet me gjendjen reale të prodhimit në KEK. Sipas Shalës, të dhënat teknike flasin qartë për rënie të prodhimit, pavarësisht investimeve të shtrenjta. Ai zbuloi se në planin ditor të 30 nëntorit 2025, blloku B2 ka prodhuar vetëm 255 MW, ndonëse kapaciteti i instaluar është 339 MW, me një mungesë prej 84 MW. “Jo vetëm që nuk shihet rritja e premtuar prej 35 MW, por B2 as kapacitetin bazë nuk po e arrin, ndonëse janë shpenzuar 50 milionë euro për investime,” shkroi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Rinumërimi i votave po i afrohet fundit, mbi 70 për qind e vendvotimeve të përfunduara

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po hyn në fazën …