Hykmete Bajrami: Fundi politik i Kurtit ka nisur

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti për menaxhimin e sektorit energjetik dhe, siç thotë ajo, “gënjeshtrat e tij të vazhdueshme për sukseset qeveritare”. Bajrami e akuzoi Kurtin se po i fajëson kompanitë private për problemet energjetike, duke mos e pranuar përgjegjësinë e qeverisë për importet rekord të energjisë, të cilat këtë vit, sipas saj, kapin vlerën 247 milionë euro. Ajo kritikoi edhe tarifat e larta të transportit të energjisë dhe akuzoi ekzekutivin për mbrojtje të tregtarëve të energjisë, duke përmendur Martin Berishajn dhe ish-kreun e KOSTT-it, Nagip Krasniqi. Sipas Bajramit, Kurti ka “manipuluar të dhënat, ka dhënë shifra të pasakta dhe ka shmangur të vërtetat institucionale”, ndërsa e quajti atë “mashtrues”. Ajo deklaroi se “fundi politik” i Kurtit ka nisur më 9 shkurt dhe, siç thotë ajo, “do të përfundojë më 28 dhjetor”, duke aluduar për zgjedhjet e ardhshme dhe përgjigjen e votuesve ndaj qeverisjes aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …