Dardan Krasniqi: Politika po i zhvesh njerëzit nga vlerat – Albani s’është më ai i dikurshmi

Kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së vëllait të tij, Alban Krasniqi të VV-së, i cili dje akuzoi Ramush Haradinajn se po i keqpërdor lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore. Dardan Krasniqi u shpreh se ai mbetet krenar për të kaluarën e vëllait, por se politika brenda Vetëvendosjes e ka ndryshuar atë, duke e shtyrë të japë deklarata që, sipas tij, nuk i takojnë karakterit të tij të dikurshëm. “Unë jam krenar me të kaluarën e vëllait tim, Albani ka qenë ushtar i mirë. Por kjo politikë po i zhvesh njerëzit nga disa vlera. Edhe Albani, që e njoh unë, s’ka qenë kështu,” tha ai. Dardani shtoi se ai është ndarë nga VV-ja pikërisht për të ruajtur vlerat, të cilat, sipas tij, janë zbehur te shumë persona që sot mbajnë poste në atë subjekt. “Unë i kam nda rrugët me LVV-në se kam dashtë me i ru disa vlera,” theksoi ai, duke nënvizuar se deklarata e vëllait të tij ndaj Ramush Haradinajt është produkt i presionit politik dhe jo i bindjeve të tij të vërteta.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …