Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Pesë vjet stagnim, koha për ndryshim me Bedri Hamzën

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se pesë vitet e fundit të qeverisjes Kurti nuk kanë sjellë asnjë rezultat të prekshëm për vendin. Sipas tij, inflacioni i lartë, mungesa e investimeve kapitale, shpërfillja ndaj punëtorëve të arsimit, ikja e të rinjve dhe prishja e raporteve me aleatët kanë dëmtuar rëndë Kosovën. Shala thekson se vendi ka nevojë urgjente për një qeveri me vizion zhvillimor, integrues dhe të përgjegjshëm. Ai thekson se kjo kohë i takon ndryshimit, rikthimit të seriozitetit dhe drejtimit të vendit nga Bedri Hamza. “Është momenti të kthehemi tek vetja, tek puna dhe tek programi që sjell rezultate. Koha për një qeveri të re  me Bedri Hamzën kryeministër”, shkroi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …