Ferat Shala

Ferat Shala: Po rritet importi i energjisë e kostoja e kësaj po bie mbi qytetarët

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka tërhequr vërejtjen se importi i energjisë elektrike sa vije e po rriet më shumë ndërsa kostoja e kësaj po bie mbi qytetarët. Ai ka konstatuar se nga viti 2019 deri në vitin 2025, Kosova ka parë një rritje të madhe të varësisë nga importi i energjisë elektrike. “Shpenzimet për import janë rritur nga rreth 50 milionë euro në vitin 2019, në mbi 168 milionë euro në vitin 2024. Po ashtu, edhe sasia e energjisë së importuar është rritur dukshëm: nga 890 mijë MWh në vitin 2019 në mbi 1.3 milionë MWh në vitin 2024. Në fund, barrën e paguajnë qytetarët, përmes rritjes së tarifave të aprovuara nga ZRRE. Një situatë e tillë nuk ndodh pa koordinim institucional, me Qeverinë e Republikës së Kosovës si përgjegjëse direkte” ka shkiruar ems tjerash deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Nga janari 2026 në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se nga janari i vitit 2026, në Republikën …