Ferizaj shënoi 21 Marsin- Ditën Botërore të Sindromës Down

Me rastin e ditës botërore të sindromës Down, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e arsimit Afrim Llabjani dhe anëtaren e Kuvendit të Komunës Agnesa Bobi-Syla, kanë pritur në një takim Fellenza Burrniku-menaxhere e qendrës, Dea Konjufca punëtore sociale, Ardiana Rexhepi Varoshi përfaqësueses e grupit avokues të prindërve si dhe Eloida Alija dhe Leart Gashi, përfaqësues të grupit avokues dhe anëtarë të kësaj shoqate. Menaxherja e kësaj qendre, zyrtarët komunal i ka njoftuar për problemet dhe sfidat me të cilat po përballen, të cilat janë mungesa e hapësirës në qendër, probleme me transportin, por edhe mungesën e përkrahjes në realizimin e shumë projekteve që kanë si qendër. Ndërsa, Nënkryetari Aliu, ka thënë se vet personalisht do të angazhohet që t’ju del në ndihmë kësaj qendre.

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë kanë filluar punimet për zgjidhjen e problemit me energji elektrike

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, përmes një video-mesazhi, i ka njoftuar qytetarët e …