Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “RAPSODIA SHQIPTARE” 2019 do të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 Dhjetor

Bordi i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “RAPSODIA SHQIPTARE” 2019, në Skenderaj në mbledhjen e mbajtur më 04.12.2019, ka vendosur që edicioni i pesëmbëdhjetë i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “RAPSODIA SHQIPTARE” të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 Dhjetor 2019. Siç e dini Festivali mbahet në vigjilje të festave të Nëntorit:

Ngritja e flamurit në Krujë 28.11.1443,

Dita e pavarësisë së Shqipërisë 28.11.1912,

Ditëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari 28.11.1955 dhe

Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 28.11.1997.

Festivali tradicionalisht është mbajtur me datat 26, 27 dhe 28 Nëntor, mirëpo për shkak të tërmetit në Shqipëri për tu solidarizuar me familjet e prekura nga kjo tragjedi, në respekt të viktimave ishte shtyer për ndonjë datë tjetër. Bordi i festivalit i falënderon të gjithë rapsodët, grupet pjesëmarrëse për mirëkuptimin e treguar dhe i ftonë të gjithë për pjesëmarrje në këtë edicion.

Me respekt

Bordi i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtarë “RAPSODIA SHQIPTARE” Skenderaj 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …