leoni

Filloi hapja dhe rregullimi i tri rrugëve në fshatin Llazicë

Ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i tri rrugëve në fshatin Llazicë të Komunës së Malishevës. Rregullimi i këtyre rrugëve, bëhet në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës dhe implementimit të planifikimeve komunale për këtë vit. Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina, i cili i pa nga afër punimet që po kryhen në këto rrugë. Drejtori Morina, gjithashtu u takua edhe banorët, të cilët i ka uruar për rrugët e reja. “Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, është i përkushtuar në realizimin e plotë të planifikimeve komunale, si dhe është i vendosur që brenda mundësive buxhetore, ti realizoj kërkesat dhe nevojat e banorëve në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës. Pjesë e këtij përkushtimi janë edhe këto rrugë në fshatin tuaj, dhe ne sot kemi filluar me hapjen dhe zgjerimin e tyre, të cilat shumë shpejt do të përfundojnë me asfaltim, ashtu sikur jemi zotuar”, tha drejtori Morina, gjatë bisedës me banorë.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …