Edhe sivjet komuna e Vitisë shënon “Ditën e Shalqirit” në fshatin Gjylekar

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC edhe sivjet ka bërë promovimin e kulturës bujqësore të shalqirit duke shënuar “Ditën e Shalqirit” në fshati Gjylekar të Vitisë. Ky vend është i njohur për kultivimin e kësaj kulture bujqësore dhe është një produkt shumë i kërkuar në tregun kosovar. Me këtë rast Arlinda Sahiti, Drejtoresh e DBZHR-së në Viti, ka theksuar se ky aktivitet ka për qëllim promovimin e shalqirit cilësor të këtij fshati. Ajo tha se Komuna e Vitisë, e në veçanti kryetari Haliti po bënë çmos që të ju dal në ndihmë fermerëve vitias që të realizoj projekte të shumta në fushën e bujqësisë. Pos ditës së shalqirit në këtë komunë, konkretisht në fshatin Debelldeh shënohet “Dita e Patates”, pasi që ky lokalitet është e njohur për pataten e saj cilësore në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …