Avokati, Raufi: Sevdail Miftarit i janë thyer dy këmbët nga dhuna e policisë

Filloi seanca lidhur me ankesat e avokatëve ndaj gjykimit të 33 luftëtarëve shqiptarë për rastin e Kumanovës

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut nisi të mërkurën seancën publike lidhur me ankesën e palës mbrojtëse ndaj gjykimit të 33 personave për rastin e Kumanovës. Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në Kumanovë kishte ndodhur një përleshje e armatosur mes forcave maqedonase të sigurimit dhe një grupi që prezantohej si ish-Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Gjatë luftimeve që zgjatën dy ditë, ishin vrarë tetë pjesëtarë të policisë dhe dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, që ishte pozicionuar në Lagjen e Trimave në këtë qytet, për t’u tërhequr autoriteteve vëmendjen për, siç është thënë, shkeljen e të drejtave të shqiptarëve. Për veprën penale “terrorizëm”, Gjykata Penale e Shkupit, më 2 nëntor të vitit 2017, shtatë persona të grupit i dënoi me burg të përjetshëm, 13 u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga 20, një me 18, dy me nga 14, dy të tjerë me nga 13 dhe dy me nga 12 vjet burg. Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …