leoni

Fillojnë punimet në rregullimin e rrugës bujqësore në fshatin Vërban të Vitisë

Në fshatin Vërban të Vitisë, kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës bujqësore që lidhë mes vete lagjet e Shavarinëve dhe Visheve. Me këtë rast punimet i ka vizituar për së afërmi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ku edhe u mirëprit nga banorët e këtij lokaliteti. Kryetari Haliti u shpreh se Komuna e Vitisë, në kuadër të projekteve të ndryshme infrastrukturore po i jep rëndësi edhe rregullimit të rrugëve bujqësore me qëllimin më të mirë që bujqit vitias të kenë më të lehtë qasjen në parcelat e tyre. Bëhet me dije se kjo rrugë pritet të shfrytëzohet jo vetëm për bujqit por edhe për kalimtarët.

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …