Kryetari Haliti dhe Drejtori Lala pritën në takim përfaqësues të AKV “Kemaj Azizi”- Viti, nga afër njoftohen me sukseset e arritura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala kanë pritur në takim përfaqësues të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia. Me këtë rast Kryetari Haliti, i ka uruar ata për të gjitha sukseset që kanë arritur gjatë pjesëmarrjes së tyre në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit. “ Me lejoni që edhe sot të ju urojë për sukseset e arritur gjatë pjesëmarrjes suaj në festivalet e ndryshme. Komuna e Vitisë krenohet me sukseset e arritur të njerëzve tanë në të gjitha sferat prandaj ne si institucione komunale do të vazhdojmë të i mbështesim ato në rrugën e sukseset”, u shpreh Kryetari Haliti. Ndërkaq Kryetari i Ansamblit “Kemajl Azizi”, Adnan Zenuni, bëri me dije se qëllimi i këtij takimi ishte që institucionet komunale të Vitisë, nga afër të njihen me punën gjashtë mujore të këtij ansambli, në veçanti me sukseset e arritura, çmimet e fituara në festivalet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit si dhe rreth pjesëmarrjes së tyre në këto festivale. E Arsim Abazi, nga AKV “Kemajl Azizi” tha se gjatë këtij viti ky ansambël ka marrë pjesë në 9 festivale në vendet e ndryshme si në Budvë të Malit të Zi, Tiranë të Shqipërisë, Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe të tjerë duke rrëmbyere disa nga çmimet kryesore në festivalet garuese. Ai bëri me dije se ata kanë marrë pjesë edhe në festivalet me karakter promovuese dhe falënderoj komunën e Vitisë për mbështetjen e dhënë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahen takimet e përjavshme me qytetarët e komunës së Rahovecit

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga drejtori për Gjeodezi, Kadastër …