leoni

Fillon organizimi ,,Ditët e Diasporës 2019’’ në Deçan

Me datë 19 dhe 20 (Premte dhe e Shtunë), në kuadër të aktiviteteve ,,Ditët e Diasporës 2019’’ në Përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019 në qendër të qytetit të Deçanit Edicioni i 6-të.

Agjenda : E premte dt. 19.07.2019 në ora 16:00, në qendër të qytetit të Deçanit sheshi ,,Mentor Tolaj ’’. Hapjen e panairit do ta bëjë Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku të pranishëm do të jenë edhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, përfaqësues nga Komunat Plavë dhe Gucis, zyrtar institucional, Deputet, pjesëmarrës të panairit etj. E shtunë 20.07.2019 ora 16:00 deri në ora 22:00 dita e dytë e panairit dhe mbyllja e panairit. Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të Ditëve të Diasporës, ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …