Fillon shqiptimi i gjobave për ndotje të ambientit

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka filluar zbatimin e udhëzimit administrativ 06/2018, për ndëshkime me gjoba mandatore për mbrojtjen e mjedisit. Sipas drejtorisë së inspektoratit ky udhëzim ka filluar të zbatohet më datë 13/11/2018, ku edhe është shqiptuar gjoba e parë. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, “inspektorët e ambientit do vazhdojnë me inspektime në teren dhe të gjithë ata qytetarë të cilët në forma të ndryshme dëmtojnë ambientin do ti ndjekim procedurat ligjore”. Gjoba e parë është ekzekutuar për një person, i cili është kapur duke djegur mbeturinat në sipërfaqe publike në natyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …