leoni

Komuna e Malishevës, i bën tri familje me shtëpi për banim

Në kuadër të realizimit të projekteve të Komunës së Malishevës dhe në kuadër të investimeve për rritjen e mirëqenies për familjet në nevojë, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe zyrtarisht është bërë dorëzimi i çelësave të shtëpive për tri familje. Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka uruar tri familjet për shtëpitë e reja. “Çdo shtëpi e re dhe sigurimi i banimit për secilin banorë të komunës sonë, na gëzon edhe neve, pavarësisht nëse e ndërton komuna, apo ndërtohen përmes donacioneve, pasi me rëndësi është sigurimi i banimit për  të gjitha ato familje që kanë nevojë”, tha kryetari Begaj. “Këto shtëpi që ne kemi ndërtuar, janë në mesin e 13 shtëpive që kemi ndërtuar këtë vit, ku përmes këtyre investimeve po ju sigurojmë banimin për këto familje dhe në të njëjtën kohë edhe po ju ndihmojmë edhe në krijimin e kushteve më të mira për jetë. Krahas këtyre investimeve, jemi duke ndërtuar edhe qendrën e banimit social, ku mbi dyzetë familje tjera do të jenë përfitues dhe besoj që përfundimisht do të zgjidhet problemi i banimit për shumicën e rasteve që kanë nevojë për banim”, tha Begaj, me rastin e përurimit të tri shtëpive në tri fshatra të Komunës së Malishevës. Sot, me shtëpi të re janë bërë familjet e Hamëz Halilajt nga Llapçeva,  Jakup Berishës nga Berisha dhe Muhamet Morina nga Drenoci (i cili jeton i vetëm), ndërsa ndërtimi i shtëpive për këto familje është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës. Gjatë viteve të fundit, Komuna e Malishevës, në vazhdimësi ka ndërtuar shtëpi banimi për familjet të cilat kanë nevojë për sigurimin e banimit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …